Unioni i nxënësve shqiptar uron muajin e bekuar të Ramazanit

Unioni i nxënësve shqiptar ka urruar gjithë besimtarët mysliman me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Të nderuar myslimanë kudo që ndodheni, Unioni i nxënësve shqiptar ua uron Muajin e shenjtë të Ramazanit. Muaji i Ramazanit është mundësi shumë e mirë për fisnikërimin e shpirtit dhe rritjen e besimit në vlerat më sublime të njeriut – besimin në krijuesin tonë. Solidariteti është një nga vlerat që ushqehen gjatë këtij muaji dhe që i duhet shumë njerëzimit. Ky muaj, përveç që nënkupton agjërimin nga ushqimi, thërret besimtarët për të agjëruar nga çfarëdo vepre që është në dëm të tjetrit. Urojmë që ky muaj tu shërbejë të gjithë njerëzve, në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri tjetrin, të jemi sa më human me ata që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë të gjithë bashkë drejt sukseseve të reja. Gjithashtu Unioni i nxënësve shqiptar ju uron agjërim të lehtë, paqe në shpirt dhe harmoni familjare”, thuhet në letrën e Unionit të nxënësve shqiptar (UNSH).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button