Aksion për pastrimin e Vodnos së Mesme

­ Një aksion për pastrimin e Vodnos së Mesme do të mbahet sot në mesditë në organizim të Lëvizjes për edukim dhe zhvillim të dialogut LEAD.

Krahas pastrimit të malit, aksioni ka për qëllim ta rrisë vetëdijen te qytetarët për ruajtjen e mjedisit jetësor. Është paralajmëruar pjesëmarrja e 15 vullnetarëve të cilët do të mbajnë kanatiere me sloganin “N’XHEP, nëse jo diku tjetër!”.

Projekti “N’XHEP, nëse jo diku tjetër!” mbështetet nga programi Civika Mobilitas, të Zyrës zvicerane për zhvillim dhe bahskëpunim (SDC). E zbatojnë NIRAS nga Danimarka, Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe Instituti suedez për administratë publike. Projekti mbështetet edhe nga Sektori për ruajtjen e mjedisit jetësor të Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button