Maqedonia në vendin e 60-të, sipas Indeksit të shteteve më të mira

Suedia ndodhet në krye të listës sipas stilit pozitiv të jetesës. Islanda  ndodhet në krye sipas kontributit të pagave dhe ruajtjen e klimës, si prodhimi minimal i materialeve të dëmshme dhe lëshimin e ulët të dyoksidit të karbonit. Britania e Madhe është në krye të listët kur bëhet fjalë për shkencë dhe teknologji. Kështu tregon Indeksi i shteteve më të mira, njofton Portalb.

Indeksi tregon se Suedia, në bazë të ekonomisë së saj, bën më shumë mirë se sa dëm në krahasim me cilindo shtet. Këtë vit, në listë janë shtuar edhe 38 shtete, Libia është në fund.

Duke i marrë të gjithë faktorët, Maqedonia ndodhet në vendin e 60 të listës.

Në kategoritë e veçanta, në fund të listës ndodhemi në lidhje me paqen ndërkombëtare (vendi i 125), shëndetësia (119).

Në vendin e 93, ndodhemi kur bëhet fjalë për prosperitet dhe barabarësi, në vendin e 62 për planetin dhe klimën, ndërkaq në 59 për rendin botëror.

Në lidhje me kulturën ndodhemi në vendin e 57, ndërkaq në shkencën dhe teknologjinë në vendin e 27. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button