Nuk duam parajsë, na shpëtoni nga ferri

Pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha bota perëndimore kishte shpresa për ndryshim, pasi pasardhësi i tij Ramiz Alija, nuk kishte tiparet dhe atributet e  një tirani dhe despoti. Ato mendonin se Ramiz Alija do të jetë një Gorbaҫov i vogël në Ballkan. Në librin “Shpresa dhe Zhgënjime”, Ramiz Alija shkruan, pas vdekjes së shokut Enver Hoxha ҫdo reformë, ndryshim të bënim, sipas temperamentit shqiptar ishte tradhti. Ishte absurd që të nëpërkëmben veprat, idealet dhe vizioni i prijësit. Pas vdekjes së shokut Enver, vendi hyri akoma më shumë në krizë. Ҫdo konfrontim ide, transparenc, pragmatizëm ishte shkatërrim dhe mëkat kundër profecisë së shokut Enver Hoxha, shkruante Ramiz Alija. Ai ndjeki vijën e hekurt të diktatorit, edhe më tej vazhdojë izolimi i thellë politik ekonomik dhe kulturor, deri në mbarimin e luftës së ftohtë, dhe shembjen e murit të Berlinit.

Ne kemi qenë në burg për Enver Hoxhën’.

Ishte mesi i verës në 1990 anija me refugjatë kishte arritur në portin e Brindizit (Bari). Absurdi dhe paradoksi i madh ishte kur një grup militant nga perëndimi, ishin nisur drejt bregdetit Italian, për të ndalur valën e refugjatëve. Sipas tyre ishte tradhti kombëtare ikja nga Shqipëria. Ata thonin me ҫdo kusht duhet ti bindim bashkëkombasit tanë, që të kthehen në Shqipëri, pasi janë viktimë e propagandës së armiqve social imperializmit dhe Vatikanit. Këta militant kapadai dhe të mitur, kishin punuar dhe jetuar në botën perëndimore në liri dhe begati.  Ata nuk kishin jetuar në një shtet, me  dictatorin më famëkeq të kampit komunist. Takimi me refugjatët për shumicën e shqiptarëve që kishin ardhur nga perëndimi,ishte i parë, ishin të mallëngjyer dhe të emocionuar. Shqipëria e kishte perëndimin para hunde, por dukej aq larg sikur të ishte mes Mongolisë dhe Tibetit. Midis turmës njëri nga militantët kishte ngritur zërin dhe u ishte drejtuar refugjatëve: Kombi shqiptar është në rrezik ju keni ikë, dhe e keni lënë Shqipërinë në duart e armiqve, do t’ju mallkojë Zoti. Në një vështrim të parë, refugjatëve u vinte për të qeshur. Njëri nga militantët dukej si orator, me një elegancë dhe me fraza nacionalo patriotike dhe romantizëm, më në fund, tha: Ju nuk e dini që ne, në Kosovë dhe Maqedoni, kemi qenë nëpër burgje, për shokun Enver Hoxha. Njëri nga refugjatët Roberti, që fliste akcent toskë, iu drejtua: -jo jo s’keni faj, dhe ne kemi derdhur lot si krokodili kur vdiq diktatori, propaganda dhe indoktrinimi për 40 vjet, bëri lavazhin e trurit. Roberti rrëfente unë di dhe kosovarҫe, gegërisht sepse gjithë familja kemi qenë të internuar në veri. Që kur isha  foshnjë dihej fati im, ne ishim të gjithë në burg, në pritje të vdekjes. Ju patët fat që nuk ngelët nën thundrën e një diktature famëkeqe që se ka njohur historia deri tani. Duke i parë refugjatët të lodhur, vuajtur, rraskapitur, bashkëkombasit që kishin ardhur për ti bindur që ti kthehen shtetit amë, në fund u shkoi puna huq. Në fund, ata u shpërndanë plaҫka, rroba, pijet dhe lodra për fëmijë, që kishin marrë me vete. Duke pirë coca-cola nga turma një refugjat tha: Është hera e parë në jetën time që shijojë coca-cola, e kam parë në reklama  television Italian. Kurse Mondi duke qeshur i thotë: O Gimi, shënoje orën, ditën, muajin dhe vitin, që prej sot, në jetën tënde ke filluar të pish coca-cola. Një djalë i ri, pasi kishte veshur jeans duke i shikuar në pasqyrë, thotë: O Zot blu? Blu ishte ëndrra ime, blu e ndaluar ishte dielli, oqeani që kishin rrëmbyer shpirtrat. Me blu veshur ëndërroja të dashurën time. Një karabinier ishte drejtuar disa refugjatëve me një pyetje naïve! Po pse nuk merrni pasaporta dhe të udhëtoni sipas rregullave , ju mendoni se këtu është parajsë! Nga turma ishte dëgjuar zëri, nuk duam parajsë , por na shpëtoni nga ferri.

‘Shoku im i rinisë’

Kur regjimet autoritare dhe totalitare, në shtetet e lindjes kumuniste, shembeshin si kullat prej kartonit, edhe në Shqipëri, regjimi ishte duke dhënë shpirt. Shoku im i rinisë më tha se heqja e kultit të shokut Enver, do të jetë tradhti kombëtare. Një ndër militantët, që kishin shkuar në portin e Brindizit, për ti bindur refugjatët që të kthehen nga kanë ardhë, ishte dhe shoku im i rinisë. Për të mos ia prishur disponimin, e lashë të vazhdonte, me hipoteza dhe stereotipe. Pas dy dekadave ishim takuar me ish shokun tim. Kisha përshtypjen, pasi e ndjente veten të arsimuar dhe pjesën më të madhe të jetës e kishte kaluar në perëndim, së paku ka ndryshuar mendimin. Ai vazhdoi, ҫ’demokraci na solli perëndimi. E kishte fjalën për diҫka që zotëria nga Ferizaj,  kishte ndërmarrë me iniciativë në mënyrë arbitrare, që një ndër rrugët e qytetit, të bart emrin e Enver Hoxhës. Shoku im mu drejtua nuk di arsyen, pse prefekti i komunës na ka ndaluar. Shoku im edhe se pjesën më të madhe të jetës e kishte kaluar në perëndim, kishte ngelur  pailuminizuar. Emanuel Kant, në versionin filozofik, termi të pailuminizuarit, do të thotë, të miturit adoleshentë. Në fund Kanti thotë ato që kanë ngelur të pailuminizuar, janë vetë fajtorë. Pra ishte shoku im vetë fajtor, që në djep në iluminizëm e kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës, dhe në fund kishte ngelur i mitur, i paplakur. Këtë radhë nuk mund t’ia bëja qejfin, shokut tim. Unë iu drejtova, pasi për atë zotëri nga Ferizaj diktatori Enver Hoxha, akoma ka ngelur miti, idhulli, dhe tempulli. E drejta e tyre është që ta ngrenë një statujë tempull, në oborrin, në pronën  tyre, e jo në pronën e përbashkët të prindërve dhe vëllezërve që ata nuk kanë mendim të njëjtë me të. Këtë statujë dhe tempull le ta stolisin, dhe ҫdo mëngjes dhe mbrëmje le të gjunjëzohen, në mënyrë rituale të bënin homazh dhe ti mbanin minutë heshtje profetit të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button