LSDM kërkon hetim për “Shkupi 2014” dhe Koce Trajanovskin

Zyrtari i partisë opozitare maqedonase të LSDM-së, Aleksander Naumovski ka porositur Prokurorinë Publike të Shkupit, që të nisë sa më shpejtë një hetim gjithëpërfshirës për projektin “Shkupi 2014” dhe ndaj kryetarit aktual të Komunës së Shkupit, Koce Trajanovski, njofton DW.

Ai hap dyshim për keqpërdorim të shumë milionave eurove nga kryetari aktual i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

“Institucionet përkatëse të Maqedonisë po heshtin rreth hulumtimit të projektit “Shkupi 2014”. Prokuroria Publike e Shkupit duhet menjëherë të nisë një hetim gjithëpërfshirës për të vërtetuar kriminalitetin e bërë nga kryetari i komunës së Shkupit, Koce Trajanovski. Në bazë të statistikave dhe revizioneve është konstatuar se shumë para janë harxhuar. Qytetarët e Maqedonisë duhet të dinë të vërtetën se ku kanë përfunduar ato të holla, sepse janë para të tyre” ka deklaruar Aleksandër Naumovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button