Shqipëria dhe Mali i Zi, bashkëpunim në operacione anti-kontrabandë

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë, Pranvera Fagu zhvilloi një vizitë pune në Podgoricë, ku u takua me homologun malazez, Vladan Joković.

Fillimisht, Fagu dhe Joković rikonfirmuan vullnetin për të çuar më tej bashkëpunimin në të gjitha nivelet dhe fushat me interes të përbashkët, por fokus kryesor në këtë takim ishte bashkëpunimi në fushën operativo-hetimore.

Në këtë kuadër, u ra dakord që të intensifikohen bashkëpunimi veçanërisht në fushën e inteligjencës dhe realizimin e operacioneve të përbashkëta të anti-kontrabandës.

Gjithashtu, duke vlerësuar rëndësinë e kontrollit të tregtisë së mallrave të akcizës, të dy drejtuesit e Administratave Doganore u dakordësuan që të vijojë bashkëpunimi në këtë fushë, njofton TRT.

Në takim u diskutua edhe lidhur me investimet në përmirësimin e infrastrukturës në Pikat Kalimit Kufitar të Božajand – Hani i Hotit dhe Sukobin –Murriqan.

Zonja Fagu e siguroi homologun malazez se nga pala shqiptare do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme që Pika e Kalimit Kufitar Hani i Hotit të jetë funksionale 24 orë, në 7 ditë të javës, me qëllim lëvizjen më të shpejtë të mallrave.

Në funksion të intensifikimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy administratave u ra dakord të zhvillohen në mënyrë periodike takime e vizita të ndërsjellta, të të gjitha niveleve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button