Televizioni publik i Bosnjës, në rrezik të mbylljes

Transmetuesi publik i Bosnjës, i zhytur në borxhe, ka thënë se do të shuhet në fund të qershorit, nëse qeveria dhe parlamenti nuk i zgjidhin problemet e tij të financimit, transmeton REL.

BHRT-ja u ka bërë thirrje autoriteteve që të ndërmarrin masa urgjente, në të kundërtën Bosnja do të bëhet vendi i vetëm në Evropë pa transmetues publik kombëtar.

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), anëtar i të cilit është BHRT-ja, ka shprehur “shqetësim të thellë” në lidhje me situatën.

BHRT financiohet nga parapagimi i qytetarëve përmes faturave të telefonit. Megjithatë, mbledhja e mjeteve në këtë mënyrë ka rënë, pasi shumica e qytetarëve kanë anuluar linjat fikse dhe kanë kaluar në telefona mobilë.
BHRT i ka borxh Unionit Evropian të Transmetuesve 5.5 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button