Thaçi: Marrëveshjet e nënshkruara, indikator i forcimit të marrëdhënieve me Shqipërinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur mbledhjen e sotme të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe të Qeverisë së Shqipërisë dhe marrëveshjet që kanë pasuar më pas në shtatë sektorë të ndryshëm.

Bshkëpunimi i Kosovës me Shqipërinë ndikon edhe në përshpejtimin e rrugëtimit të përbashkët atlantik, është shorehur Thaçi.

“Nënshkrimi i shtatë marrëveshjeve në sektorë të ndryshëm dhe deklarata e përbashkët janë indikatorë të radhës të forcimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Bashkëpunimi ynë ndikon edhe në përshpejtimin e rrugëtimit tonë euroatlantik përmes jetësimit të reformave të gjithmbarshme”, thuhet në postimin e tij në rrjetin social Facebook.

Thaçi ka postuar fotografi në Facebook, ku shihet duke drekuar së bashku me delegacionin shqiptar me në krye Edi Ramën, transmeton albeu.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button