AK kundër martesave të homoseksualëve: Mos harxhoni miliona euro për ta, po për jetimët

Aleanca Kuq e zi ka protestuar sot në mëngjes përpara Ministrisë së Mirëqënies, pasi është kundër martesave të homoseksualëve në Shqipëri dhe ka tentuar ta provokojë ministrin Blendi Klosi me një parullë: “Je Ministri i Punës, jo i Sumës!”

Sipas AK, tre shtete në botë e ndryshuan Kushtetutën për homoseksualët. Miliona euro, mos i harxhoni për “gay”, por për jetimët, u shprehën ata, – se në Europë s’hymë si trans, por si komb europian.”

Protesta e tyre i ka bërë parapritë asaj që dyshohet se do të miratohet bashkë me reformën në drejtësi.

Ata ngritën pyetjen: Çfarë lidhje ka reforma në drejtësi me martesat gay?! dhe kërkoi publikisht që PD dhe LSI të bëhen bashkë për të rrëzuar ligjin për martesat homoseksuale.

Në parulla, kuqezinjtë shprehën indinjatën se imoraliteti i qeveritarëve ka pushtuar Shqipërinë, transmeton portali Syri.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button