Vizat për Kosovën, në vjeshtë

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, thotë se nuk ka asnjë indikacion që liberalizimi i vizave për Kosovën me Bashkimin Evropian të mos ndodhë këtë vit. Ai ka deklaruar për “Zërin” se deri më tani gjërat kanë ecur përpara dhe se propozimi i Komisionit Evropian për heqjen e vizave po kalon nëpër procesin e vendimmarrjes në Këshillin e Ministrave dhe në Parlamentin Evropian dhe po diskutohet nga instancat relevante.

“Komisioni Evropian tanimë e ka bërë propozimin ligjor për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Është rrjedhë e natyrshme dhe e pritur që tash dy institucionet tjera, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së ta shqyrtojnë këtë propozim dhe ta miratojnë atë. Deri më tani gjërat kanë ecur përpara dhe propozimi po kalon nëpër procesin e vendimmarrjes. Ky propozim është në agjendat e të dy institucioneve dhe po diskutohet nga instancat relevante”, ka deklaruar Çollaku. Ai më tej ka thënë se edhe institucionet e Kosovës janë duke punuar maksimalisht që të mbajnë trendin pozitiv të zbatimit të të gjitha aspekteve të udhërrëfyesit për liberalizim, shkruan Zëri.

“Edhe ne nga ana jonë jemi duke punuar maksimalisht që të mbajmë një trend pozitiv të zbatimit të të gjitha aspekteve të udhërrëfyesit, dhe siç e dini disa nga to kërkojnë zbatim të vazhdueshëm dhe po u kushtojmë rëndësi kërkesave të institucioneve. Kosova ka një historik shumë të pasur të rezultateve që i ka dhënë në këtë proces, dhe për këtë kemi pasur vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian, të cilat edhe i ka shfrytëzuar si bazë për propozimin e vet për liberalizim të vizave që kanë bërë në maj”, ka shtuar Çollaku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button