Parisi kërcënohet nga lumi Sena

Niveli i ujërave në Paris pritet që sot të arrijë kulmin në lumin Sena për shkak se është parashikuar që ky lum të kalojë nivelin e saj normal me 6 metra.

Një ditë më parë, presidenti francez Francois Hollande njoftoi sot do të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, pasi ky vend u prek nga vërshimet.

Përmbytjet nëpër Francë dhe Gjermani kanë lënë të paktën 11 të vdekur dhe kanë detyruar mijëra persona të lënë shtëpitë e tyre.

Më shumë reshje janë parashikuar nga meteorologët për këtë fundjavë.

Disa qytete në jug të Gjermanisë janë shkatërruar nga këto përmbytje, ndërkaq Belgjika dhe Polonia gjithashtu janë prekur nga kjo gjendje, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button