“Tysoni shqiptar” më 11 prill në ring

Nuri Seferi do të zhvillojë duelin e tij të parë për vitin 2014 më 11 prill në Hamburg të Gjermanisë. Kundërshtari i tij ende nuk është bërë i ditur, por dueli i peshës cruiser do të zhvillohet në 10 runde. 

Dueli i Seferit pritet të transmetohet drejt për drejt në kanalin e sportit, Eurosport. “Tysoni shqiptar” si pasojë e një lëndimi në vitin e kaluar ka zhvilluar vetëm një duel, kur më 20 dhjetor fitoi ndaj Steve Hereliues, po ashtu ne Hamburg me diskualifikim. 

Seferi 37 vjeçar deri më tani ka 34 fitore (20 me nokaut) dhe 6 humbje. Ai mban titullin e versionit WBO për Evropë në peshën cruiser.

Lajme të ngjashme

Back to top button