LSDM paralajmëron raport të veçantë për përgjegjësinë e Ivanovit

Nëse anëtarët e VMRO DPMNE-së të cilët janë shumicë në komisionin për impiçment nuk përfllin kërkesat e opozitës, atëherë LSDM-ja do të përgatitë një mendim të veçantë. Renata Deskoska nga LSDM tha se pavarësisht vendimit të Gjykatës Administrative, ku LSDM-ja ngriti iniciativë për komisionin, përgjegjësia e presidentit patjetër duhet të shqyrtohet nga Kuvendi, transmeton Alsat-M.

“Ne do të japim mendimin tonë, dhe nëse kjo siç ka paralajmërime nuk do të pranohet nga shumica joreale e cila është në komision, ne do të përgatisim mendim të veçantë të cilin do t’ia bashkëngjitim raportit. Kjo do të jetë pjesë shtesë e raportit dhe do t’i dorëzohet kuvendit”, deklaroi Renata Deskovska, LSDM.

Kryetari i Komisionit për Impiçment Zoran Iljovski tha se për momentin janë duke u mbajtur konsultime mes anëtarëve dhe paralajmëroi se ky komision do të nisë me punë nesër. Ai gjithashtu tha se do të respektohen të gjitha afatet dhe raportit do t’i dorëzohet kuvendit në afatin e paraparë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button