Mungesa e ujit në Shkup, kaos në institucione

Gjysma e Shkupit sot është pa ujë të pijshëm për shkak të një ndërhyrjeje të nevojshme në rrjetin kryesor të ujësjellësit. Kjo ka bërë që një pjesë e çerdheve, shkollave Þllore dhe të mesme të punojnë me orar të shkurtuar. Drejtuesit e shkollave thonë se është shumë e vështirë të punohet me mungesë të ujit, njofton Alsat M.

Pa ujë kanë mbetur edhe të gjitha ambulancat dhe institucionet tjera shëndetësore, por drejtuesit e tyre thonë se kanë siguruar rezerva uji për mbarëvajtjen e ndërhyrjeve mjekësore, kjo në veçanti vlen për spitalin gjinekologjik në Çair. Nga Departamenti për Siguri të Ujit, që funksionon në kuadër të Institutit të shëndetit publik, thonë se gjatë ditës së sotme, vendbanimet pa ujë po furnizohen nga cisternat e Ndërmarrjes publike. Edhe qytetarët e anketuar thonë se dje kanë nisur të furnizohen me rezerva uji, i cili edhe ka qenë ndër produktet më të shitura në dyqanet e pjesëve ku ka ndërprerje të ujit.

Ndryshe që nga ora 1 pas menatës e deri 22:00 të mbrëmjes pa ujë do të jenë Bardovci, Vizbegu, Zona Industriale e Vizbegut, Shuto Orizarë, Butel një dhe dy, Radishan, Çair, Shkup Veri, Fushë Tophanë, Kazerma Ilinden, Kalaja dhe varrezat franceze, Gazi Babë, Hekurana dhe Autokomanda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button