Rama e Basha takohen të hënën në orën 17:00

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha do të takohen në fillim të javës së ardhshme. Axhenda e të dyve e ka bërë të pamundur takimin në ditët e caktuara më parë, ndaj është fiksuar ora 17:00 e datës 6 qershor për tu realizuar.

Vendi i takimit do të jetë Pallati i Kongreseve, ndërsa formati është ai i propozuar nga kryeministri javën e shkuar.

Në takim, kryeministri do të shoqërohet nga kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafa dhe ai i Reformes Zgjedhore Bashkim Fino, ndërsa opozita ende nuk i ka bërë të njohur përfaqësuesit që do të shoqërojnë kryeopozitarin Basha.

Reforma në Drejtësi, e cila ka ngelur pezull, por dhe reforma zgjedhore që do të jetë e rëndësishme për amendimet që do t’i bëhen kodit zgjedhor, që do të zbatohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, janë 2 temat kyçe ku do të shtrohet bashkëbisedimi i Ramës me Bashën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button