Këto janë ushqimet me anë të së cilave mund të keni bark të sheshtë

Sezoni i plazhit po afrohet, por ekzistojnë shumë mënyra që ju të keni barkun e sheshtë që gjithmonë keni ëndërruar.
Për të pasur rezultat sa më efikas dhe të shëndetshëm konsumoni këto ushqime.

Me këto pak kohë që na ka mbetur para sezonit të bikinit, ne ju prezantojmë mënyrën më të mirë dhe më të shëndetshme për të bërë dietën gjatë sezonit të verës. Rezultati?

Më shumë energji dhe një bark të sheshtë për verën!

Perimet jeshile

Konsumimi i shumë perimeve jeshile do të ndikojë në organizmin tuaj. Zorrët do të jenë në lëvizje. Kur flasim për konsumim perimesh, nuk përfshijmë ato perime që kanë përmbajtje të lartë karbohidratesh, si p.sh patatet, karotat. Më të shëndetshme për ju janë bronkolit, bishtajat dhe lakrat jeshile këshillon Lorna Shofer nga Qendra e ushqimit (NutriCentre).

Buka integrale

Shmangni ushqimet me përqindje të lartë karbohidratesh, do ndikojnë në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Buka integrale që ka përmbajtje të lartë fibrash do të ndikojnë në stabilizimin e nivelit të sheqerit.

Lirimi i adrenalinës dhe kortizolit për të stabilizuar sheqerin, bëjnë që niveli i yndyrës në gjak të rritet. Mundohuni të përdorni bukën integrale sepse energjia do të çlirohet.

Yndyra të shëndetshme

Në qoftë se ju arrini të konsumoni vajra të mira në dietën tuaj do arrini të reduktoni fryrjen, në këtë mënyrë do arrini të mbani zorrët tuaja në lëvizje, sepse tretja e ushqimit do jete më e lehtë, këto vajra të shëndetshme do shërbejnë si lubrifikues. Vajrat e shëndetshme, të konsideruar nga dietologët si sekreti i dietës janë Omega 3, avokado, vaji i lirit dhe arra.

Peshku

Peshku konsiderohet si një ushqim i shëndetshëm sepse ka mjaft proteina të rëndësishme.

Këto proteina ndikojnë në tretjen e ushqimeve. Sa më shpejt që ju të shtoni një proteinë, do ndikojë shumë në sasinë e karbohidrateve të çliruara. Energjia do çlirohet, por shpërbërja e ngadaltë e ushqimeve do bëjë që niveli i karbohidrateve në trup të jetë i balancuar.

Pra ju nuk do ndiheni të lodhur dhe pa energji sepse, do keni rezerva.

Kanella

Nëse ju bëni vetëm një gjë, pakësimin e përdorimit të sheqerit, do arrini të mbani larg bakteret nga popullimi i zorrëve tuaja. Në vend të sheqerit përdorni kanellën në qumështin tuaj. Kanella është i shkëlqyer për tretje dhe jo vetëm, ajo ka aftësi anti-bakteriale dhe do ndihmoje në mbajtjen e nivelit të sheqerit në balancë.

Vezët

Studimet kanë treguar se leucina, një aminoacid esencial i gjendur në vezë, ka një rol të madh në rënien në peshë dhe në ruajtjen e nivelit të sheqerit në gjak. Ndihmon trupin edhe në shpërbërjen e yndyrës.

Selino

Selino ndihmon në zbrazjen e stomakut tuaj sepse është një dieurik i shkëlqyer. Ajo ka përmbajtje të lartë të kaliumit, i cili ka një rol të rëndësishëm në kufizimin dhe mbajtjen e ujit.

Arra

Shtimi i arrës në dietën tuaj do të ndihmojë në mbajtjen e peshës suaj ideale më kalimin e kohës. Arrat përmbajnë yndyrna që ndihmojnë nxitjen e metabolizmit.

Probiotiket

Konsumimi i probiotikëve është thelbësor për të ndihmuar stomakun tuaj në mbajtjen e një niveli të mirë të baktereve dhe parandalimin e fryrjes. Duhet të konsumoni kosin dhe produkte të fermentuara, duke përfshirë ushqime si lakër turshi, kimchi dhe miso.

Barërat

Disa bimë të tilla si mentja dhe xhenxhefili, ndihmojnë shumë sistemin e tretjes. Kjo është shumë e rëndësishme sepse në qoftë se tretja nuk bëhet në mënyrën e duhur i gjithë trupi juaj do të dalë jashtë ekuilibrit, duke bërë që barku juaj të fryhet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button