Ofendime për publikun e vet!

[Recension: Zaevi dhe Shekerinska janë të veçantë, ne të tjerët jemi kafshë]

Njëra nga rregullat kryesore dhe leksionet e para të gazetarisë është se në pyetjet e gazetarëve përgjigjen drejtpërdrejt ata që janë të involvuar, të autorizuarit, ekspertët dhe autoritetet. Zgjedhja bëhet mu sipas kësaj renditjeje.

Теksti që e recensojmë nuk i njeh këto rregulla dhe leksione dhe vetë jepë përgjigje. Ja, shiheni:

A është veprim i paramenduar paraqitja e Zoran Zaevit dhe Radmilla Shekerinskës, dy violinave të para të LSDM-së, në protestën e pardjeshme në Shkup dhe hudhja e balonëve me ngjyrë mbi Ministrinë për Drejtësi nga ana e tyre, me të cilin udhëheqësia e LSDM-së dëshiron ta shfrytëzojë edhe një privilegj nga institucionet e Maqedonisë duke iu referuar pozitës së tyre politike si udhëheqës të opozitës? “Le t’i dënojnë Zoran Zaevin, Fijat Canoskin, Biljanën, Samkën, të gjithëve që na shihni këtu si kryetarë të partive dhe të gjithë këta qytetarë që janë nënshkruar, e që janë me mijëra, nuk mund të na dënojnë të gjithëve, nuk mund të na ndalojnë”, tha Zaevi duke i hedhur balonat me ngjyrë mbi ndërtesën e një institucioni të Maqedonisë. Në fakt, a nuk zbulohet në këto fjalë të Zaevit qëllimi se liderët politikë duhet të jenë të privilegjuar dhe të ndryshëm nga qytetarët “e zakonshëm” kur sillen në mënyrë vandale?

Citati është paksa i gjatë, mirëpo është i nevojshëm që të dëshmojmë se ai “vet pyet – vet përgjigjet”.

05272016-Dnevnik-PrivilegiiLinku deri te artikulli origjinal: Zaevi dhe Shekerinska janë të veçantë, ne të tjerët jemi kafshë

Data dhe koha e publikimit: 26.05.2016

Data e recensionit: 27.05.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

“VET PYET – VET PËRGJIGJET”

Thënë të vërtetën në tekst thuhet se “e pyetëm LSDM-në”, mirëpo shiheni se si kanë pyetur:

I pyetëm në LSDM dhe a nuk është deklarata e këtillë e liderit të tyre në fakt, paralajmërim deri te institucionet se askush nuk guxon ta dënojë edhe përkundër asaj se bën kundërvajtje ose vepër penale, mirëpo nuk fituam përgjigje.

Kur në pyetje keni përgjigje të paketuar, qëllimi është i qartë. Gjithsesi, nuk i arsyetojmë të pyeturit se pse konsiderojnë se disa pyetje nuk meritojnë përgjigje, mirëpo kjo nuk ka qenë pengesë që teksti, megjithatë, të shkruhet.

Përgjigja e pyetje është nxjerrë nga publiku, e as që është theksuar se kush është ai publik, ku është publikuar kjo… Thjesht “komentet e publikut” janë burimi i tekstit. Ja, shiheni, mos u çuditni:

Komentet e publikut janë se sikur atë që e bënë Zaevi Shekerinska, Canovski…, e më parë edhe disa profesorë, të kishte bërë ndonjë qytetar i thjeshtë, policia do të reagonte menjëherë dhe në mënyrë të rreptë, dhe se kjo është dëshi se madje edhe në “revolucionin” për drejtësi, lideri i opozitës nuk është i barabartë me të gjithë dhe vendoset mbi ligjin.

Përveç këtij lloji të mangësive profesionale, siç është teksti pa burim, pa palën e dytë, para nesh kemi përmbajtje mediatike përplot me komente të integruara dhe me anshmëri politike.

Në këtë tekst zbuluam edhe një fenomen të ri: Vetëofendimin.

Këtë e nxjerrim nga titulli, i cili në pjesën e dytë thot: “…ne të tjerë jemi kafshë”, për shkak se nuk duam të besojmë se ky vetëofendim ka të bëjë me të gjithë qytetarët e vendit, ose me publikun e medies.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button