Policia e trafikut do të na inçizojë

Me 57 vota “për” dhe 3 “kundër”, Kuvendi sot e miratoi propozimin për ndryshime në ligjin për polici në procedurë të shpejtë në të cilët rregullohet çështja për ndryshimet në kompetencat policore të policisë së trafikut, veçmas përdorimit të mjeteve për video inçizim, njofton Portalb.

Përmbajtja e nenit të lëndës del nga projekti i Bashkimit Evropian “Ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve të cilin e zbatojnë ligji për trajtim të duhur të personave të kapur dhe të paraburgosur”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov e ka shpjeguar propozimin për ndryshime në ligj, sipas të cilit, thuhet se do të precizohet dhe do të avancohet veprimet legjitime të policisë së trafikut.

“Materiali i inçizuar do të duhet që të mundësojë avancim të shkallës së bazës së veprimeve të ndërmarra nga autoritetet policore me qëllim që të veprohet në mënyrë të duhur dhe legjitime gjatë ushtrimit të kompetencave të detyrave. Me video materialin do të ndalohet mundësia e tejkalimit eventual të kompetencave nga ana e policisë, gjegjësisht do të mundësohet mbrojtje e të drejtave dhe lirive të njeriut. Materiali i inçizuar është e paraparë që të ruhet në polici në afat prej 6 muajve, ndërkaq më pas do të shkatërrohet, përveç materialeve të cilat do të ruhet për procedurë  penale”, tha Çavkov, transmeton Portalb.

Ministri i MPB-së, tha se zyrtari do ta ketë për obligim që ta njoftojë personin për inçizimin. Në të njëjtin nen është e paraparë edhe revidimi i afatit kohor i bërë për ruajtjen e materialeve të inçizuara.

Me nenin 3 dhe 4 nga ligji i propozuar parashihet autorizim ligjor për ministrin e MPB-së, që të sjellë akt nënligjore me të cilin do të përshkruhen llojet e mjeteve teknike të cilat do të përdoren për inçizim audio dhe video nga ana e policisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button