Balotelli kryen testin e atësisë

Ndonëse nuk ka asnjë njoftim zyrtar, zërat thonë se Mario Balloteli i është nënshtruar analizave të testit që do të vërtetojë nëse Pia Fico është apo jo e bija.

Dhe nëse ai vërtet ka bërë analizat, me siguri që fillimi i majit do të sjellë edhe përgjigjen e enigmës që ka vluar në botën e ‘gossip’.

Por gjithsesi, edhe pse bota e ‘gossip’ gëlon nga thashetheme dhe bastet, të dy protagonistët, si Balotelli, ashtu edhe Rafaella duket se nuk janë shumë të shqetësuar.

Mario është shumë i preokupuar me Milani-n e tij, ndërsa Rafaella është duka kaluar disa ditë pushim së bashku me të fejuarin e ri të saj, në kryeqytetin francez Paris.

Lajme të ngjashme

Back to top button