Ibrahmi: BDI dhe seks skandalet i quan qytetërim (VIDEO)

Sot në Kuvend u diskutua për propozim Ligjin për donacione dhe sponozorime.

Gjatë debatit, deputeti Orhan Ibrahmi tha se BDI e voton këtë ligj sepse nuk ka zgjidhje tjetër ngaqë sipas tij janë vazalë.

“PDSH kërkon të ndahet buxhet edhe për shqiptarët, në këtë ligj kemi kërkuar një nen ku thuhet se këto mjete do të shpërndahen në mënyrë proporcionale, aq sa ka shqiptarë…Jemi mësuar të ju shohim të bëni shfaqe e skandale të ndryshme. Nëse është qytetari të kapeni në lokale nate me drogë, ju llogariteni, nëse është qytetari të bëni seks skandale nga zyrtarë të lartë të BDI-së, është i juaji ai qytetërim” tha mes tjerash Ibrahimi.

Në këtë deputeti i BDI-së, Behixhudin Shehapi tha se opozita flet gjeneralisht por jo konkretisht për ligjin.

“Flitet për një tekst ligji i cili do ti anashkalojë abuzimet, do ti anashkalojë diskriminimet…Nuk keni të drejtë ta shfrytëzoni foltoren për një qasje universale për shumë parregullsi që janë grumbulluar a mos të keni fjalë për ligjin në fjalë…Ligj i cili do të nxit donacionet” tha mes tjerash, Shehapi.

Për më shumë ndiqni videon.

Lajme të ngjashme

Back to top button