OH ‘Hilal’ në ndihmë të refugjatëve sirian

Orgnaizata Humanitare ‘Hilal’, ka realizuar me sukses aksionin humanitar për të ndihmuar refugjatët sirian të vendosur në Sofje, Bullgari.

Janë siguruar pako humanitare për mbi 3500 familje, tha Mustafa Dauti, kryetar i OH ‘Hilal’.
‘Për disa javë me rradhë kemi bërë apel nëpër Xhami, dhe shumë qytetarë iu bashkangjitët thirrjes.

Ngarkesa e parë me ndihma, tani më janë dërguar nga Organizata Humanitare “Hilal”, e cila ka shpërnda ndihma për 3500 familje të cilat janë vendosur në këto kampe’ tha Dauti.

Dauti tha se mijëra refugjatë sirianë bëjnë një jetë të mjerueshme në kampin e Sofjes në Bullgari.

Temperaturat e ftohta që pushtuan Ballkanin këto ditë përkeqësuan edhe më tej mjerimin e refugjatëve sirianë, që janë larguar prej 21 muaj luftimesh. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button