Dështimi i reformave, përplasje mes partive

Partnerët e koalicionit VMRO dhe BDI akoma besojnë se ekzekutivi do të arrijë të zbatojë të gjitha reformat e kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar, të vendosura si imperativ që vendit t’i vazhdohet rekomandimi për bisedime me BE-në, njofton Alsat M.

VMRO-DPMNE ngecjet e deritanishme drejt zbatimit të rekomandimeve, ia faturon krizës politike madje duke akuzuar LSDM-në opozitare si shkaktar i krizës politike.

Ndërsa BDI-ja e Ahmetit me qëndrim se rekomandimet ndërkombëtare mbeten prioritet. Integristët thonë se rekomandimet tanimë janë afatizuar dhe shndërruar në plan aksional, edhe pse mbetet pak kohë që ato të zbatohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button