Mediat të kthehen në tryezën e bisedimeve

Çështja e mediave duhet të rikthehet sërish në tavolinën e bisedimeve të katër partive kryesore në vend. Njohësit e zhvillimeve në media thonë se çështja e mediave duhet të ketë epilog konkret dhe jo vetëm rregullim “fasadë”, njofton Alsat M.

Sipas Ibrahim Mehmetit, bisedimet për mediat duhet ndahen nga bisedat politike dhe duhet analizuar nevojat më thellësisht para se të sillet ndonjë vendim.

Gazetari Zoran Bojarovski vlerëson se me ndërprerjen e bisedimeve për mediat, raportimi është disbalancuar.

Çështja e mediave së fundi u diskutua kur bisedimet i ndërmjetësonte tashmë ish mediatori Piter Vanhojte. Gjatë procesit ishte propozuar kornizë e cila u refuzua kategorikisht nga partia në pushtet VMRO-DPMNE derisa tre partitë tjera, LSDM, BDI dhe PDSH, pjesërisht apo tërësisht përkrahnin propozimin në fjalë. Propozimi kishte mbështetje edhe nga shoqata të ndryshme mediatike por edhe nga faktori ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button