Analiza e FMN për Shqipërinë: Rimëkëmbja po përshpejtohet

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi shqyrtimin e shtatë të performancës ekonomike të Shqipërisë në kuadrin e programit të mekanizmit mbështetës. Përfundimi i rishikimit i mundëson vendit tonë që të tërheqë një shumë shtesë prej 36.1 milion euro, duke e çuar tërheqjen totale në rreth 263 milionë e 700 mijë euro, transmeton TCH.

Pas diskutimeve të Bordit Ekzekutiv, David Lipton, zv.Drejtor Menaxhues i parë dhe Kryetar i Përkohshëm tha se “rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë po përshpejtohet”.

“Perspektiva afatmesme mbetet e favorshme, nëse vrulli i reformave do të ruhet. Angazhimet e autoriteteve për zbatimin e reformave strukturore, fiskale ambicioze dhe të vështira, janë të lavdërueshme. Megjithatë, disa reforma të tjera kritike për përmirësimin e mjedisit të biznesit kanë mbetur mbrapa”, thotë ai.

Strategjia e konsolidimit duhet të synojë zgjerimin e bazës tatimore, duke kufizuar përjashtimet nga taksat dhe forcimin e pajtueshmërisë dhe administrimit të të ardhurave.

Sipas FMN forcimi i Kornizës Afatmesme buxhetore dhe menaxhimin e investimeve publike është kritike. Rreziqet fiskale nga koncesionet apo partneriteti privat-publik duhet të kufizohen, duke bërë për secilin një analizë kosto-përfitim dhe duke pasur transparencë në përputhje me normat ndërkombëtare.

Në deklaratë, Fondi nënvizon se për të rigjallëruar kredinë për sektorin privat, është e rëndësishme miratimi i ligjit të falimentimit dhe Ligjit të Përmbarimit Privat.

Po ashtu, për të përmirësuar mjedisin e biznesit, fokusi duhet të jetë mbi zbatimin e reformës gjyqësore, forcimin e të drejtave të pronësisë, si dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe arsimit. Këto hapa, sipas FMN, do të ndihmojnë të hapin rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe rritje të qëndrueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button