OBSH-ja refuzon thirrjen për anulimin e Olimpiadës në Rio

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në njoftimin e sotëm refuzoi thirrjet gjithnjë e më të shpeshta që Lojërat Olimpike Verore në Rio de Janeiro të anulohen ose të zhvendosen për shkak të epidemisë së virusit Zika, raporton Anadolu Agency (AA).

Vlerësimi i OBSH-së është kumtuar sot pasi të premten 150 shkencëtarë të shquar botërorë në letrën e hapur i bënë thirrje organizatës botërore të KB-ve që në “emër të shëndetit publik” të tregojë për nevojën e anulimit ose zhvendosjes së lojërave.

Megjithatë, nga OBSH-ja pohojnë se “në vlerësimin bazik momental, zhvendosja ose anulimi i Olimpiadës në Rio nuk do të ndikonte në masë të konsiderueshme në situatën ndërkombëtare lidhur me përhapjen e virusit Zika”.

OBSH-ja thekson se Brazili është vetëm një nga 60 vendet e botës në të cilën është paraqitur virusi, porse njerëzit edhe më tej udhëtojnë mes këtyre vendeve për arsye të ndryshme.

Andaj lidhur me atë se në Rio do të arrijnë mijëra njerëz dhe se do të jenë të ekspozuar ndaj virusit nuk është justifikim.

“Vlerësimi ynë i tanishëm flet se virusi Zika qarkullon në 60 vende, prej të cilave 39 në Amerikë, ashtu që nuk ekziston arsye në shëndetin publik i cili do të arsyetonte anulimin ose zhvendosjen e Olimpiadës 2016”, theksojnë nga OBSH-ja.

OBSH-ja në muajin shkurt të këtij viti shpalli virusin Zika si rrezik global për shëndetin publik. Lojërat Olimpike Verore në Rio de Janeiro, të parat në histori në territor të Amerikës së Jugut, do të mbahen prej më 5 deri 21 gusht.

Pritet që në këto gara të debutojnë ekipe olimpike të Kosovës dhe Sudanit Jugor, ndërsa për herë të parë do të merr pjesë edhe një ekip refugjatësh.

OBSH

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button