Maqedonasit e Shqipërisë e duan maqedonishten si gjuhë zyrtare në Shqipëri

Shoqata maqedonase “Ilinden” me seli në Tiranë, për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk dërgoi përfaqësues të tyre në kongresin e 61 të Unionit të Federatave të Nacionaliteteve Evropiane që u mbajt nga 18 deri me 22 maj në Vroclav, Poloni.

Por në rrolin e anëtarit zyrtar të FUEN e shfrytëzoi të drejtën që të dërgoje një rezolutë deri në Kongres, për të drejtat e bashkësisë etnike maqedonase në Shqipëri.

“Rezoluta është votuar me vota të fshehta dhe FUEN do ta dërgoje deri te Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe institucionet ndërkombëtare. Kemi kënaqësinë që një rezolutë të tillë ta publikojmë të përkushtuar ndaj të drejtave të pakicës nacionale maqedonase e miratuar për herë të parë në një forum ndërkombëtar”, deklaroi Nikolla Gjurgjas, kryetar i Ilinden.

Rezoluta përmban gjashtë pika ku kërkohet:

  1. Republika e Shqipërisë ta nënshkruaj dhe ratifikoje përcaktimin e Këshillit të Evropës për gjuhët rajonale dhe gjuhët pakicë.
  2. Të pranohet pakica nacionale maqedonase në tërë territorin e Republikës së Shqipërisë.
  3. T`i mundësohet maqedonasve në Golo Brdo dhe Gora që t`i kanë të gjitha të drejtat që i takojnë pakicave tjera, si dhe maqedonasve në Prespën e Vogël.
  4. Mësimi i gjuhës maqedonase në shkollat shtetërore në Golo Brdo dhe Gora si dhe në tërë territorin e Republikës së Shqipërisë ku ka maqedonas.
  5. Të rishqyrtohet edhe njëherë ndarja administrative e realizuar në vitin 2015 ku pakica maqedonase në Republikën e Shqipërisë këtë gjë e vlerëson si kthim mbrapa në respektimin e të drejtave të pakicave maqedonase në Golo Brdo dhe Gora.
  6. Të sigurohet përkrahje financiare nga ministria e kulturës e Shqipërisë për nevojat kulturore dhe arsimore të pakicës maqedonase në Republikën e Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button