Vlorë e Elbasan, asgjësohen mbi 10 mijë rrënjë hashashi

Mbi 10 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar në dy operacione të ndryshme të ndërmarra nga policia e Vlorës dhe ajo e Elbasanit.

Në Vlorë aksioni është shtrirë në katër fshatrat Dukat, Palasë, Llakatund dhe Lapardha. Në Dukat janë asgjësuar 2 parcela me rreth 2800 rrënjë, në Palasë, 4 parcela me 748 fidanë, në Llakatund 1 parcelë me 2400 rrënjë dhe në Lapardha 1 parcelë me 410 rrënjë.

Lartësia e bimëve varionte nga 10 deri në 40 centimetra. Ato janë asgjësuar me anë të djegies. Policia e Vlorës thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Ndërkohë, në Elbasan policia ndërmori një operacion në fshatin Korrë.

Si rezultat i këtij operacioni, rreth 4 mijë rrënjë bime narkotike e llojit hashash u identifikua dhe asgjësua me anë të djegies. Bima kishte kapur një lartësi prej 10 centimetrash dhe ndodhej ende në kubikë.

Dy persona përfunduan në pranga. Të arrestuarit janë shtetasit Taulant Isufi, 28 vjeç dhe Lulëzim Haxhiu, 29 vjeç, që policia thotë se janë kultivuesit e bimës narkotike.

Ndërkohë, në pranga përfundoi edhe kryeplaku i fshatit Korrë, Fiqiri Hyka. Hyka është ndaluar me akuzën e moskallëzimit të krimit.

Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale, shkruan Top Channel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button