Nga printscreen-i i SMS-së nuk bëhet lajm

[Recension: VMRO-DPMNE-ja NË AERODROM E DETYRON ANËTARËSINË TA MBËSHTESË MZT-në]

Pa argumente dhe dëshmi, tekst politikisht favorizues dhe i njëanshëm. Ajo që është shkruar nuk është verifikuar nga asnjë burim, nuk ka deklarata nga palët e involvuara, mirëpo ka përfundime komentuese manipuluese.

Доказ.Мк ВМРО ДПМНЕ АЕРОДРОМ ГО ТЕРА ЧЛЕНСТВОТО ДА ГО БОДРИ МЗТLinku deri te artikulli origjinal: VMRO-DPMNE-ja NË AERODROM E DETYRON ANËTARËSINË TA MBËSHTESË MZT-në

Data dhe koha e publikimit: 18.05.2016

Data e recensionit: 23.05.2016

Recensues: Simona Atanasova

AKUZA TË PAVËRTETUARA

UFR i VMRO-DPMNE-së në Aerodrom është kapur në vepër se si nga telefonat zyrtarë janë dërguar mijëra porosi deri te aktivistët partiakë të VMRO-DPMNE-së nga të cilët kërkohet ta mbështesin MZT – Shkup në ndeshjen e sotme basketbollistike me KB Kumanova.

Dëshmitë e vetme, të pretenduara, për këtë janë disa printscreen-e nga SMS-të të cilat gjoja janë dërguar nga UFR-ja. Në tekst nuk është shkruar se prej ku janë marrë këto SMS porosi të pretenduara, e as që ka ndonjë dëshmi se ata i kanë dërguar anëtarët e UFR-së VMRO-DPME-në. Aq më tepër në tekst thuhet se janë dërguar mijëra porosi të këtilla edhe atë nga telefonat zyrtarë. Edhe për këtë nuk ka dëshmi konkrete ose konfirmim nga cili do qoftë burim tjetër.

Në artikull, poashtu, pa asnjë dëshmi thuhet se kryetari i komunës Aerodrom, Ivica Konevski ka krijuar publik për MZT-në me kërcënime dhe presione si pushtet lokal. Duke pasur parasysh se nuk ka as deklaratë nga kryetari i komunës Konevski, e as nga udhëheqësia e Klubit, kjo informatë mund të jetë edhe krejtësisht e pavërtetë.

Në tekst janë futur edhe elemente komentuese, edhe pse ky arikull qëndron në kategorinë “lajme”. Kështu, në tekst, në mënyrë komentuese konstatohet se “Nuk ka shtet, nuk ka sport, gjithçka është parti!”, e si argument për këtë nuk është ofruar asgjë.

Grupi i tifozëve të MZT-së Shkup, Femili Aerodrom edhe sonte nuk do të jetë në tribunat e sallës “Jane Snadanski”, për shkak të përzierjes së politikës së klubit në grupin e tifozëve, si dhe tetë aktpadive penale kundër anëtarëve të dalluar të grupit Femili, të ngritura nga ana e Ivica Konevskit.

Edhe kjo pjesë e tekstit është ofruar si informatë e verifikuar, mirëpo ajo që është shkruar është “më e varfër” për vërtetimin e informatës nga ana e grupit të tifozëve të MZT Shkup. Nuk ka asnjë deklaratë nga ndonjë tifoz që do ta konfirmonte ose që do ta mohonte atë që është shkruar.

Edhe pse në tekst nuk është shkruar, në njërin nga printscreen-et shkruan se të pranishmit duhet të mbajnë kanatiere në të cilat do të shkruajë “mos më ngjyros”. Mirëpo sipas publikimeve në mediet sportive, në ndeshje nuk ka pasur as mijëra anëtarë të UFR-së, e as kanatiere me parullën “mos më ngjyros”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button