Pesëqind nxënësit më të mirë të shkollave të mesme do të japin provimin Microsoft Office

Qyteti i Shkupit vendosi t’i mbështete 500 nxënësit më të mirë nga shkollat e mesme të cilat janë në kompetencë të tij, duke iu mundësuar dhënien falas të provimit zyrtar Microsoft Office.

Nga janari i këtij viti qyteti i Shkupit është partner zyrtar i Microsoft Maqedoni dhe Certiadria në organizim dhe zbatim të garës së parë kombëtare Microsoft Office Specialist, në të cilën garuesit do të kenë mundësi t’i tregojnë aftësitë e tyre në njohjen aplikimeve të Microsoft Office.

Qyteti i Shkupit dhe Certiadria hapën qendra testim në pesë shkolla të mesme ­ “Rade Jovçevski Korçagin”, “Nikolla Karev”, “Orce Nikolov”, “Georgi Dimitrov” dhe “Zef Lush Marku”, në të cilat këto 500 nxënës, që i fituan rezultate më të larta të testimit kualifikues, këto ditë do të testohen për Microsoft Office Specialist provimin.

Të gjithë nxënësit që do ta kalojnë provimin zyrtar do të fitojnë certifikatë i cili do të ketë rëndësi të posaçme si gjatë aplikimit për regjistrim në fakultet, ashtu edhe gjatë shtrimit të aplikimeve për punësim.

Dhënia e provimeve përfundoi deri më 25 maj, me ç’rast 30 nxënësit më të mirë, ata që fituan më shumë pikë në provimin zyrtar shkojnë drejtpërdrejtë në finale të garës kombëtare Microsoft Office Specialist , i cili do të mbahet nesër në orën 10, në hapësirat e Stopanska Bankës në skedën “13 Nëntori”.

Fituesit në garën kombëtare do të kenë mundësi të marrin pjesë në garën botërore Microsoft Office Specialist 2016, të organizuar nga Certiport Inc, i cili mbahet 13 vjet në SHBA. Këtë vit gara do të mbahet në Orlando, Floridë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button