Ministri Kuçi takoi drejtorin e MEPSO-s Spasov

Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi, sot realizoi një takim me drejtorin e përgjithshëm të SH.A. MEPSO,  Sinisha Spasov.

Bëhet fjalë për takimin e parë të përbashkët, me iniciativë të ministrit të Ekonomisë, me qëllim të prezantimit të gjendjes të projekteve aktuale të përbashkëta dhe vërtetimin e dinamikës së realizimit të tyre.

“Drejtori i MEPSO-s Spasov e njoftoi ministrin Kuçi me projektet të cilat janë realizuar, por i prezantoi edhe aktivitetet vijuese të sistemit shtetëror të distribuimit si dhe projektet të cilat janë planifikuar për periudhën e ardhshme, ndërsa kanë të bëjnë me ndërtimin e largpërçuesve interkonektiv, dhe atë me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës dhe vendet tjera.  Temë e bisedimit ishin aktivitetet për rekonstruktimin e largpërçuesve ekzistues dhe të atyre të reja në territorin e Maqedonisë. Kuçi dhe Spasov vënë theks të veçantë edhe përgatitejve të Samitit të Parisit, veçanërisht në sferën e masave të buta në energjetik; lektrikë, balancimin ndërkufitar dhe obligimet tjera që rrjedhin nga anëtarësimi i Maqedonisë në Bashkësinë Energjetike”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button