Ivanov-Brajan Ji: Është i nevojshëm angazhimi i SHBA-ve

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov është takuar me Hoyt Brian Yee, zëvendës ndihmës sekretari i shtetit për Evropë dhe Evroazi në SHBA. 

Në takim janë shkëmbyer mendime për zhvillimin e përgjithshëm në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe është biseduar për perspektivën evropiane dhe euroatlantike të vendit.

Lidhur me prioritetet strategjike të vendit, presidenti Gjorgje Ivanov ka theksuar se Maqedonia mbetet e përkushtuar në anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian dhe se pret ndihmën amerikane dhe angazhimin e sajë para samitit të NATO-s në Britani të Madhe.

“Ekzistojnë dy mënyra që Maqedonia të merr vendin e merituar në Aleancë, që do të jetë në të mirë të gjithë rajonit. Mënyra e parë është respektimi i Marrëveshjes së Përkohshme dhe vendimit nga Haga ndërsa mënyra e dytë është arritja e një zgjidhje të përbashkët rreth kontestit të emrit. Për debllokim të qëllimeve tona strategjike është shumë i nevojshëm angazhimi dhe ndihma e SHBA-ve”, deklaroi Ivanov.

Në takim janë shkëmbyer mendime edhe rreth gjendjeve në rajon dhe Evropën Juglindore.

Lajme të ngjashme

Back to top button