Harro ish-dashurinë, mbroj lidhjen e tanishme

Kur kthehemi në fëmijerinë tonë, mardhënjët apo lidhjet tona ishin farë të lehta, dhe pothuajse cdo kush kishte njohuri se kush me kë ka shkuar në lidhje.

Poashtu ishte ajo koha kur ju dhe i dashuri juaj kishit shoqërin e përbashkët dhe tëgjithë sëbashku dilni pas orarit të shkollës duke bërë gjëra të cilat për atë kohë ishin shumë interesantë për ne ndërsa sot ato janë farë të shpifura. Sa me shumë që koha ikte aq me shumë bëhej mosha e pjekuris dhe shumë gjëra si duket fillojn edhe hapat e tyre të parë të ndryshimit.

Disa nga shoqëria vazhdon karieren e tyre duke u shpartalluar në drejtime të ndryshme, disa të tjerë mendojnë të krijojnë familje në moshë më të re, duke u fejuar apo edhe martuar, dhe kështu që gjëra kanë marë kahje të ndryshme, që sic duket jeta ka kthesat e veta në moment të caktuara, por në mesin e gjithë këtyre gjërave ka edhe përsona të atill, që sic duket dashuria e parë i ka lënduar shumë, apo ënde kanë shpresë për kthim te dashurisë së parë.

Kur vendosim të fillojmë një lidhje të re, paraprakisht duhet të jemi të vendosur brenda për Brenda vetës sonë, se me të vërtete jemi të gatshem të fillojm një gjë të till. Kjo nënkupto, edhe pse memoria është e pamundur për tu fshirë, duke nënkuptuar se gjërat që kemi kaluar dhe përjatuar nuk do harrohen kurr sidomos ato që kemi bërë për herën e parë.

Por, prap se prap duhet kaluar në një kapitull të ri, kur do fillojmë një jetë të re dhe padyshim që duhet harruar edhe ish të dashurit apo dashurat që kemi pasur në jetën tonë, me qëllimin e vetëm për t’i hapur rrugë gjërave të reja dhe për të pasur emocione dhe ngjarje të reja më partnerin/en.

Lidhja juaj e tanishme do funksionon me mirë se ju mendoni, nësë do keni zgjedhur përsonin e duhur për jetën tuaj, poashtu edhe nësë do i thoni lamturi njëherë e përgjithmonë ish partnerëve tuaj, në mënyrë që tani e tutja të keni një jetë të lumtur edhe të shëndosh.

Lajme të ngjashme

Back to top button