“I shpëtova jetën, tani pas divorcit të ma kthejë veshkën”

Një britanike, që i shpëtoi jetën të shoqit që po vdiste duke i dhuruar veshkën, thotë se tani do që ai t’ia kthejë veshkën.
Shkak është bërë divorci.
Samantha Lamb thotë se i dhuroi veshkën të shoqit në tetor të vitit 2009.
Madje BBC bëri një dokumentar për këtë histori të dashurisë.
Por dashuria nuk zgjati shumë.
Andy u largua nga e shoqja në gusht të vitit 2012.
Samantha thotë se nisi të dyshonte se i shoqi kishte një aferë me një mikeshën e saj, por ai i kishte mohuar zërat.
Një natë, ndërsa ajo ishte në turnin e vonë, ai i mori të gjithë gjërat dhe ia mbathi.
Madje i morie dhe televizorin dhe stereon dhe nuk i la asnjë postim.
Tani Andy thotë: “Asnjëherë nuk doja që të më dhuronte veshkën, sepse ishte një rrezik i madh. Por ajo insistoi dhe gjithmonë do ia kem borxh jetën. E doja, por marrëdhënia mes nesh nuk po ecte. Ziheshim dhe familja e saj nuk më pëlqente”.

Lajme të ngjashme

Back to top button