Iniciativa për impiçmentin e Ivanovit hyn në procedurë parlamentare

Procedurë për vlerësimin e përgjegjësisë (impiçment) është hapur për presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov, në lidhje me vendimin për falje, njofton Portalb.

Kërkesa e LSDM-së është dorëzuar më 13 prill, apo një ditë pasi Ivanov, i fali 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre. Këto ditë kjo iniciativë u është dhënë më të gjithë deputetëve, ndërkaq e kanë nënshkruar më shumë se 50 prej tyre dhe ajo është e mjaftueshme që të hyjë në procedurë parlamentare.

Iniciativa është e nënshkruar nga deputetët e LSDM-së dhe BDI-së, ndërkaq që ta zbatojë Kuvendi këtë iniciativë, do të duhet 2 e 3 e votave të përgjithshme, gjegjësisht 82 voa, transmeton Portalb.

Kryetari i Kuvendit është i obliguar që për këtë iniciativë të formojë komision, i cili për 7 ditë nga dita e formimit patjetër do të duhet të jep raport. Kuvendi do të duhet të vendosë në afat prej 7 për shkarkimin e kryetarit të Maqedonisë.

Deputetët do të debatojnë për këtë iniciativë, ndërkaq në seancë do të mundet të merr pjesë edhe presidenti Ivanov ose të njejtëve t’u përgjigjet me shkrim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button