Afrohet data e testimit ekstern, nxënësit në ankth heshtin

Datat e realizimit të testimit ekstern janë duke u afruar, kurse nxënësit të tmerruar lexojnë pyetjet e publikuara nga MASH, ku disa prej tyre do të jenë në testim.

Ata për Portalb.mk thonë se kësaj radhe janë publikuar vetëm pyetjet pa përgjigjet e mundshme dhe prandaj shumica prej tyre duken të pa logjikshme.

“Po, kemi lexuar pyetjet e mundshme të testimit se bashku me profesorët, mirëpo shumica prej tyre janë të pa kuptueshme, nuk e di, mund të jetë shkak edhe ajo që nuk janë dhënë përgjigjet e mundshme. Nuk e di si do ja dalim, jemi në ankth”, thonë disa nga nxënësit pranë gjimnazit “Zef Lush Marku”, në Shkup.

Sa i përket asaj se a do të organizohet ndonjë bojkot apo kundërshtim, tani për tani gjithçka është e qetë dhe si duket Plenumi i nxënësve nuk e ka në plan që kësaj radhe të reagojë.

Ron Mirta nga Unioni i Nxënësve bën të ditur për Portalb, se kundërshtime ka, mirëpo që kanë kontaktuar Plenumin e nxënësve dhe nga aty kanë marrë informacion që nuk do të ketë aktivitet për kundërshtimin apo bojkotin e testimit.

“Ne kemi mbajt mbledhje, kemi kontaktuar edhe Plenumin e nxënësve, por nga atje na kanë thënë që nuk do të ketë ndonjë aktivitet për kundërshtimin e tij apo bojkot. Ne vetëm nuk mund të arrijmë asgjë dhe për këtë shkak kemi vendosur që të hymë në testim”, tha Mirta.

Ai shtoi se nëse ka gabime apo diçka parregullsi, nxënësit janë këshilluar që të fotografojnë të njëjtat që të kemi dëshmi.

“Ne kemi biseduar dhe u kemi thënë të gjithëve se po që se ka ndonjë gabim apo pa rregullsi, ato të fotografon me qëllim që të kemi dëshmi kur të bëjmë ankesa, sepse ndonjëherë të njëjtat edhe nuk pranohen”, shtoi Mirta.

Nga ana tjetër Kryetari i LASH-it, dega Kumanovë, Samet Jahiji thotë që kjo shoqatë ka kundërshtuar dhe vazhdon ta kundërshtojë testimin ekstern.

“Ne sërish e kemi kundërshtuar dhe do të vazhdojmë ta kundërshtojmë testimin ekstern, sepse ai është i dështuar dhe kjo më është dëshmuar disa herë. Të shohim gabimet skandaloze me të cilat do të ballafaqohemi këtë vit”, tha për Portalb Jahiji. /Portalb

LEXO MË SHUMË:

Testimi ekstern, arsimtarët nuk do të dënohen ata mund të largohen nga puna

Plenumi: Testimi ekstern është dështim total! (Foto)

Ja testimi ekstern për të cilën dënohen mësimdhënësit shqiptarë (FOTO)

Testimi ekstern profesorëve dhe jo studentëve

Testimi ekstern sërish skandaloz!!

Çfarë problemesh fsheh testimi ekstern?

Nxënësit shqiptarë nën presion dhe frikë!

Testimi ekstern, pse heshtin nxënësit shqiptar?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button