Presidenti kinez kërkon nga ushtria të reduktojë shpenzimet

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka paralajmëruar ushtrinë e vendit se nuk do të mund të mbajë shkallën normale të rritjes nëse nuk shkurton shpenzimet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës kineze “South China Morning Post” është kërkuar nga Ushtria Çlirimtare Popullore të administrojë më mirë shpenzimet ushtarake dhe të shmangë projektet joefikase që kushtojnë shumë.

“Në kohën kur po përballemi me një presion të shkaktuar nga rënia ekonomike dhe me zvogëlim të të ardhurave buxhetore dhe nga ana tjetër me rritje të shpenzimeve, është e vështirë që të sigurohet rritje në buxhetin ushtarak”, citohet të ketë thënë Xi Jinping.

Më herët Kongresi Popullor njoftoi se shpenzimet për mbrojtjen këtë vit mund të rriten me 7.6 për qind, duke çuar shumën e përgjithshme të shpenzimeve në 145.3 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button