Mustafa: Kosova me hapa të fuqishëm në proceset eurointegruese

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se Kosova po bën hapa të mëdhenj në avancimin e proceseve integruese evropiane.

Këto komente ai i bëri gjatë një takimi që pati sot me nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, drejtoreshë ekzekutive e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS), Grete Faremo.

Gjatë takimit, Mustafa e falënderoi mysafiren për përkrahjen e dhënë nga mekanizmat e Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë zhvillimin ekonomik, po ashtu edhe në kuadër të Programit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), e fusha të tjera.

Nga ana tjetër edhe zyrtarja e lartë e KB-së vlerësoi progresin në Kosovë.

Faremo uroi kryeministrin edhe për progresin në proceset integruese evropiane, duke ofruar përkrahje të mëtejme për Kosovën në këtë drejtim, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button