Shpend Ahmeti takon kryetarin e Ulqinit, flasin për bashkëpunim në mes të dy komunave

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po qëndron për vizitë në Ulqin, atje, numri një i kryeqytetit është pritur në nga homologu i tij, Mazif Cungu.

Gjatë takimit të dy kryetarët kanë biseduar për një sërë çështjesh dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy komunave, sidomos në fushën e urbanizmit.

I pari i Ulqinit ishte specifikisht i interesuar për procesin e legalizimit, me ç’rast u dakorduan që një ekip i Sekretariatit për Urbanizëm nga Komuna e Ulqinit ta vizitojë Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës dhe të njoftohet për së afërmi me rrjedhat e këtij procesi.

Ahmeti, tha se përveç lidhjeve kulturore, kombëtare, shoqërore e familjare, që tashmë ekzistojnë, të dy komunat po krijojnë edhe bashkëpunim institucional në mes veti.

Ai foli në veçanti edhe për bashkëpunimin ekonomik, me ç’rast u fol për pjesëmarrjen e prodhuesve dhe afaristëve ulqinak në panaire në Prishtinë, promovimin e turizmit, si dhe promovimin e produkteve dhe prodhuesve kosovarë në tregun malazias në përgjithësi, por edhe në Ulqin në veçanti e sidomos gjatë sezonës turistike, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button