Spanja në mbështetje të Serbisë, nuk e njohim Kosovën

Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Garcia Margalo, ka thënë se Spanja mbështetë fuqishëm integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe se kurrë s’do ta njohë pavarësinë e Kosovë.

Pas një takimi me homologun e tij, ministrin e jashtëm serb Ivica Daçiq, Margalo ai ka thënë se këtë vit bëhen 100 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dyja vendeve, dhe kjo është një nga shtyllat kryesore të mbështetjes spanjolle për integritetin territorial të Serbisë, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Duke vënë në dukje se Spanja e mbështetë Serbinë drejt integrimit në Bashkimin Europian, Margalo ka thënë se Serbia duhet të përmirësohet ende në fushën e ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button