Sulmohet një taksist në Shkup

Një taksist nga Shkupi mbrëmë është sulmuar nga disa persona të maskuar në rrugën “Mirçe Acev”. Sulmuesit kanë dalë nga dy automjete dhe kanë filluar ta gjuajnë me grushta derisa taksisti ka qëndruar në automjetin e vet.

Incidenti ka ndodhur në orën 3:15 minuta pas mesnate. Taksisti tredhjet e tre vjeçar F.D. së pari është sulmuar përmes dritares së automjetit me ç’rast sulmuesit e kanë nxjerrë jashtë, dhe njëri prej tyre me një shufër metalike ka filluar ta godasë automjetin. Pas sulmit autorët kanë hipur në automjete dhe janë larguar.

Ndërmerren masa për gjetjen e autorëve dhe për ndriçimin e tërësishëm të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button