Valëvitja e flamurit kombëtar nuk është provokim

[Recension: PËRGATITET PROVOKIM NË NDESHJE FUTBOLLISTIKE: Gjysma e Tetovës vjen në Shkup ta valëvisë flamurin shqiptar si provokim!]

Ky tekst, i cili në titull informon për njëfarë provokimi me spikatjen e flamurit gjigant shqiptar në një ndeshje të futollit, në fakt vetë është provokues dhe nxit diskriminim nacional, që është në kundërshtim me rregullat dhe standardet e gazetarisë.

СЕ СПРЕМА ПРОВОКАЦИЈА НА ФУДБАЛСКИ НАТПРЕВАР Пола Тетово доаѓа во Скопје да го развиори албанското знаме како провокација iNFOMAX.mkLinku deri te artikulli origjinal: PËRGATITET PROVOKIM NË NDESHJE FUTBOLLISTIKE: Gjysma e Tetovës vjen në Shkup ta valëvisë flamurin shqiptar si provokim!

Data dhe koha e publikimit: 16.05.2016

Data e recensionit: 20.05.2016

Recensues: Аna Anastasovska

NXITJE

“PËRGATITET PROVOKIM NË NDESHJE FUTBOLLISTIKE: Gjysma e Tetovës vjen në Shkup ta valëvisë flamurin shqiptar si provokim!”. Një titull i këtillë në një tekst profesional është i palejueshëm. E para, në titull, e poashtu edhe në brendi të tekstit flitet për ngjarje që do të mund të ndodhte në të ardhmen. Domethënë, nuk kemi informatë, nuk kemi lajm, por supozim. Pastaj, duhet theksuar se valëvitja e flamurit kombëtar në një ndeshje futbollistike nuk është as sjellje e pahijshme, e as në kundërshtim me rregullat e futbollit, kështu që nuk mund të thuhet se ky është një lloj provokimi.

Në Maqedoni ekziston Ligji për parandalimin e dhunës dhe sjelljes së pahijshme në ndeshjet sportive me të cilin rregullohen çështjet që kanë të bëjnë me dhunën dhe sjelljen e pahijshme në ndeshjet sportive, masat për parandalimin e tyre për shkak të sigurisë së shikuesve, garuesve dhe pjesëmarrësve të tjerë në ndeshjet sportive, si dhe obligimet e organizatorëve dhe autorizimet e organeve kompetente për zbatimin e këtyre masave.

Sipas këtj ligji me dhunë dhe sjellje të pahijshme në ndeshjet sportive, në pjesën e përdorimit të flamujve, konsiderohet:

Futja dhe spikatja e transparenteve, flamujve dhe sendeve të tjera me tekst, fotografi, shenjë ose shënime të tjera, si dhe këndimi i këngëve dhe ngacmimi me porosi që shkaktojnë dhe nxisin urrejtje në bazë të përkatësisë racor, kombëtare ose fetare ose në bazë të veçorive të tjera;

Sipas kësaj, nuk mund të thuhet se valëvitja e flamurit kombëtar shkakton urrejte, për shkak se ai është simbol kombëtar i komunitetit shqiptar që është i dyti për nga madhësia në Maqedoni. Në stadiume asnjëherë dhe askund nuk është ndaluar valëvitja e flamujve kombëtarë.

Përndryshe spikatja e flamurit gjigant të Shqipërisë nuk do të jetë herë e parë që e bëjnë këtë tifozët e Shkëndijës, të cilët të njëjtën gjë e bënë edhe në kualifikimet për Ligën e Kampionëve para pesë vitesh kundër Partizanit të Beogradit, e poashtu edhe në të kaluarën në duelet e ekipit të tyre në Ligën e Parë në Tetovë.

Nuk do të jetë hera e parë që në tribuna të spikatet flamur gjigant kombëtar. Këtë e kanë bërë edhe tifozët maqedonаs.

Është e qartë se ky artikull ka për qëllim të provokojë e ndoshta edhe të nxisë diskriminim nacional, që është në kundërshtim me rregullat dhe standardet e gazetarisë. Kodi i gazetarëve, në nenin 10 në mënyrë të qartë thekson se:

Gazetari nuk ka do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…)

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button