Zaev: Marrëveshja e Përzhinos është e vdekur

“Marrëveshja e Përzhinos është varrosur sepse është sjellë vendim i njëanshëm i Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit”, kështu ka deklaruar lider i partisë opozitare LSDM, Zoran Zaev.

Sipas Zaevit, Marrëveshja e Përzhinos ka vdekur sepse çështja më serioze e kësaj marrëveshje është organizimi i Qeverisë e cila do t’i përgatisë dhe do t’i zbatojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Ajo është e bërë me vendim të njëanshëm nga liderët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti. Por, njëkohësisht të gjithë jemi të vetëdijshëm se e vetmja zgjidhje për dalje nga kriza është mbajtja e zgjedhjeve kredibile, demokratike dhe legjitime. Gjithçka tjetër, është skenar i padëshiruar i cili mund t’i ndodhë Maqedonisë”, deklaroi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button