Gjykata Kushtetuese me vendim përfundimtar: Nuk do të ketë zgjedhje më 5 qershor

Gjykata Kushtetuese njëzëri e ka pranuar iniciativën e Bashkimit Demokratik për Integrim për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendimit për shpërbërjen e Kuvendit të Maqedonisë. Me këtë është shfuqizuar vendimi për shpërbërjen e Kuvendit më 18 janar dhe vendimi për ndryshimin e vendimit për 23 shkurt të vitit 2016 dhe sipas këktij vendimi përfundimisht nuk do të mbahet zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 qershor të këtij viti.

Gjykatësit sot e pranun iniciativën e cila e konteston vendimin për shpërbërjen e Kuvendit, ndërkaq e njëjta do të hyjë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë.

Gjykatësit, javën e kaluar sollën masë të përkohshme për të gjitha aktivitetet dhe veprimtaritë lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, transmeton Portalb.

Pranimi i iniciativës dhe sjellja e masës së përkohshme ka hapur mundësi që përsëri të thirret Kuvendi, që kryeparlamentari, Trajko Veljanovski e bëri në të njëjtën ditë (të mërkurën e javës së kaluar), në të cilën deputetët njëzëri e kanë fshirë datën e 5 qershorit nga Kodi Zgjedhor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Datë e re për mbajtjen e zgjedhjeve ende nuk është caktuar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button