Serbët s’gjejnë rehat as nga Inva Mula: E ka babanë nga Gjakova

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, e ka pritur në zyrën e tij yllin botwror të operistikës, shqiptaren Inva Mula.

I veshur me xhinse dhe këpucë sportive, kryeministri serb mundohet të tregohet i qeshur me sopranon shqiptare, e cila është e shoqëruar nga ambasadori shqiptar në Beograd, Ilir Boçka.

Mediat serbe kanë gjetur menjëherë kleçkat e duhura për takimin. Dikush thotë se ka qenë një bashkërendim mes Ramës dhe Vuçiq me mbështetjen e Merkel që shqiptarët dhe serbët të kenë sa më shumë shkëmbime kulturore, transmeton Tesheshi.com

Biografia e Inva Mulës është shpërndarë tek mediat serbe nga zyra e shtypit të Vuçiqit që ka një link direkt me Tiranën.

Dhe qëllimi ka qenë për ta paraqitur Inva Mulën si një shembull komzopolit.

B92 thekson se Inva është vajza e një babai nga Gjakova, Avni Mula, dhe një nëne nga Rusia, gjë që është e vërtetë.

Kurse ambasada shqiptare në Beograd ka shpërndarë programin e ministrisë së Jashtme “Ngjyrat e Shqipërisë”, ku do të paraqiten shumë raste të tilla. Por Inva është më e famshmja në botë. Në fakt Shqipëria në opera ka më shumë se një yll.

Siç thotë një shkrim i Politika: “Shqiptarët në kohën e Hoxhës mund të mos kenë pasur bukë, por Verdin e Puçinin e kishin me plan të përcaktuar/ Fshatarët i sillnin me zorr në opera për të parë shfaqjwt”. (Në fakt jo fshatarët, por maksimumi ushtarët. Shën. red)

Shfaqja e Invës është sonte mbrëma.

Ajo zhvillohet në kuadër të Protokollit të nënshkruar së fundmi për bashkëpunim mes Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.

Repertori do të jetë Lucia ( “Lucia di Lammermoor” Pucini, Adina ( “Eliksir i dashurisë”), Donizzeti, Violeta Valeri ( “La Traviata”), Verdi e të tjera.

Siç bën të ditur ambasada shqiptare,

“Kryeministri Vuçiq i uroi mirëseardhjen artistes shqiptare dhe u shpreh se arti dhe kultura janë një instrument i fuqishëm për të çuar përpara marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai tha se krahas projekteve të përbashkëta në ekonomi dhe infrastrukturë, një peshë dhe rol të veçantë kanë arti dhe artistët e të dy vendeve.

Zonja Mula e falenderoi kryeministrin Vuçiç për pritjen e përzemërt dhe shprehu kënaqësinë e saj që ndodhet në Beograd dhe që do të interpretojë në skenën e Narodno Pozorishtes”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button