“Askush nga ne nuk mund ta mbajë veten jashtë ndikimit të krizave njerëzore”

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan në kuadër të Samitit Humanitar Botëror ka mbajtur fjalim në një konferencë të përbashkët për mediat me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e tij presidenti Erdogan tha se pavarësisht në cilin vend të botës jetojmë, tashmë askush nga ne nuk mund ta mbajë veten jashtë ndikimit të krizave njerëzore.

“Këtu përfshihen të gjitha krizat njerëzore që nga konfiiktet e armatosura e deri tek sulmet terrorsite, fatkeqësitë natyrore dhe ndryshimet klimatike. Kufijtë, largësitë, muret e ngritura, gardhet e telave nuk janë të mjaftueshëm për të na mbajtur jashtë këtyre problemeve. Shembullin më të fundit të këtyre po e përjetojmë shumë dhimbshëm me krizën e Sirisë e cila vazhdon që prej 6 vitesh. Dallgët e Mesdheut që kanë përfshirë jetë të njerëzve, trupat e pajetë të fëmijëve të pafajshëm në breg të detit me një mesazh godasin si një shuplakë në fytyrën e njerëzisë”, tha Erdogan.

Sipas tij, përballë kësaj krize njerëzore (kriza e Sirisë) ku 12 milionë njerëz janë shpërngulur, nga të cilët 5 milionë prej tyre janë shpërndarë në vende të ndryshme asnjë vend nuk ka dhënë provimin përveç disa vendeve fqinje.

“Tashmë të gjitha vendet kryesisht ato të zhvilluara duhet të marrin përgjegjësi. Fatkeqësisht qindra mijëra njerëz që përballen me këtë krizë njerëzore nuk humbasin nga mangësitë e burimeve dhe të mundësive por për shkak të mangësisë së mëshirës po humbasin jetët e tyre. Indiferenca e ndërgjegjes globale përballë tregjedive të përjetuara është shkaku kryesor i problemeve të sotme”, tha ai.

Ndërsa ndaj pyetjeve të drejtuar nga gazetarët gjatë konferencës së përbashkët për media me Sekretarin e OKB-së Erdogan u shpreh: “Sipas mendimit tim është për të ardhur keq që përveç kancelares nuk ishin të pranishëm vendet e zhvilluara ashtu siç e përmendi edhe më parë i nderuari Sekretari i Përgjithshëm, për vendet e zhvilluara G7. Vendet e G7-ës këtë duhet ta ndjekin nga afër. Vendet e zhvilluara e kanë si një detyrë të rëndësishme të paktën të nxisin vendet e tjera”.

Presidenti turk tha se Turqia ka një propozim për formimin e një zone të sigurtë të pastruar nga terrorizmi në veri të Sirisë.

“Themi ‘atje të rindërtojmë një qytet‘ dhe në këtë qytet të vendosim ata që duan të migrojnë nga Siria, ata që jetojnë në Turqi ti vendosim në atë qytet. Këtë e kam diskutuar me liderët e vendeve të zhvilluara. E kam diskutuar edhe me të nderuarin Obama, me të nderuarën kancelaren Merkel e diskutova ditën e djeshme, dhe unë ende e diskutoj dhe do të vazhdoj ta diskutoj këtë. Por tek të gjithë ka një shqetësim të tillë ‘çfarë do të bëhet me sigurinë e kësaj?‘ Dhe unë i shprehem se njëherë e një kohë mes Amerikës dhe Meksikës kishte një front sigurie, në Qipro ka një vijë të gjelbër dhe ajo është një linjë front sigurie. Ashtu siç ia kemi arritur në këto raste edhe këtu shpallin një zonë të ndaluar për fluturimet dhe OKB-ja merr masat e nevojshme për sigurinë, madje nëse do të jetë e nevojshme ofrohet siguria duke vendosur në veprim edhe NATO-n. Mjafton që nga organizata terroriste si DAESH, PYD, YPG…çfarë të mos bëjmë?, të mos tërhiqemi, të mos kemi frikë dhe ti kundërvihemi atyre pa u trembur. Një gjë nuk duhet ta harrojmë, nëse nuk jemi aq guximtarë sa terroristët atëherë nuk mund të ofrojmë luftën e pavarësisë së njerëzimit”, theksoi Erdogan.

Në lidhje me marrëveshjen Turqi-BE presidenti Erdogan deklaroi: “Aktualisht kishte një hap në lidhje me marrëveshjen e ripranimit me 1 qershor, dhe që nga 30 qershori do të bëhej një hap për çështjen e vizave. Autoritetet, ministrat tanë të jashtëm, ministrat e BE-së do të kryejnë këto bisedime dhe nëse merren rezoluta, nëse nuk merren më vjen keq. Nuk mund të dalë vendimi në Parlamentin e Republikës së Turqisë për hedhjen e hapit në lidhje me procesin e zbatimit të marrëveshjes së ripranimit. Këtë edhe dje ia kam shprehur shumë qartë, ndaj edhe sot po e shpreh pas një pyetjeje të bërë. Sepse mos të na vendosin çdo herë kritere, këtu është Turqi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button