Maqedonia nuk do të jetë pjesë e axhendës së NATO-s, në konferencën e Munihut

Zgjerimi i NATO-s dhe Maqedonia nuk janë në axhendën e Konferencës së NATO-s për Siguri, e cila do të mbahet javën e ardhshme në Munih të Gjermanisë, transmeton Alsat. 

Ministri i Mbrojtjes së Francës Zhan Iv Le Drian, ka thënë se ndërhyrja ushtarake e trupave franceze për vendosjen e paqes në Afrikë është një shenjë e mirë e bashkëpunimit midis SHBA-së e BE-së. Tjera ndërhyrje të trupave franceze ka pasur  në Mali dhe në Republikën Qendrore Afrikane.

Ministri francez thekson se zgjerimi i NATO-s nuk do të jetë temë bisedimesh në axhendën e ditës të Konferencës.

I pyetur nëse pritet që zgjerimi i NATO-s, të jetë pjesë e axhendës së samitit të ardhshëm, ministri francez Zhan Iv Le Drian është përgjigjur se zgjerimi i NATO-s dhe Maqedonia, momentalisht nuk janë në axhendë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button