Shqiptarët në Siri të pozicionuar edhe në grupe rivale

Tridhjetë kosovarë kanë udhëtuar gjatë janarit për në Siri, kanë bërë të ditur burime të huaja të inteligjencës. Numri i kosovarëve që kanë shkuar atje varësisht nga burimet e raportimit varion prej 4 në 400. Por, një gjë është e sigurt – 6 kosovarë janë vrarë atje, transmeton Koha Ditore.

Burime të ndryshme që merren me këtë çështje kanë ofruar informacione me shifra për “Kohën Ditore”. Sipas tyre, shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria e Lugina e Preshevës janë të pozicionuar në grupe të ndryshme radikale ndërluftuese. Vërehet se shqiptarët e pozicionuar në shumë grupe janë duke luftuar edhe ndërmjet vete. Pos shqiptarëve në këtë luftë ka edhe evropianë të tjerë.

Hulumtimet e kryera nga ICSR mbështetur në 1.500 burime, kanë treguar se mbi 11 mijë evropianë janë përfshirë në këtë luftë.

Lajme të ngjashme

Back to top button