Kosova dhe Serbia të ngjashme për klientelizëm
Qendra per Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim, ka paraqitur raportin e saj lidhur me rrjetet joformale të pushtetit, patronazhit politik dhe klientelizmit në Kosovë dhe Serbi.
Hulumtuesja, Dina Milanoviq, ka thënë se dy vendet që s`kanë raporte të mira me njëra tjetrën, janë shumë të njëjta në aspektin e marrjes së tenderëve, punësimit të njerëzve në institucione publike në baza të afërisë partiake e biznesore, njofton Klan Kosova.
Sipas Milanoviqit, partitë në Kosovë, kanë ndikim të madh në krijimin e klientelizmit.
Raporti thotë se fajin për këtë e mban LDK-ja për një periudhë të caktuar kohore derisa partitë tjera të dala nga krahu i luftës mbajnë përgjegjësi për dekadën e fundit, të futjes së vendit, në patronazh politik dhe klientelizëm.
Për raportin në fjalë QHDP, tha se ka punuar dy vjet nga 2014 deri më 2016.