Çavkov: Shkarkimi i Primisllav Dimovskit është konform vendimit qeveritar

Ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov sot deklaroi se shkarkimi i Primisllav Dimovskit nga opozita komandant i njësitit policor “Alfa” është konform vendimit të Qeverisë.

Ai tha se nuk dëshiron që ta komentojë punën e Dimovskit dhe se e respekton prezumpimin e pafajësisë, ndërsa procedurat që zhvillohen kundër tij janë precizuar deri te Prokuroria kompetente publike, ndërsa në kuadër të MPB­së do të zbatohen procedura disiplinore. Çavkov shtoi se opinioni ka qenë në vijim për reagimet e tij insitucionale, të cilat kanë qenë në kuadër të Gjykatës administrative me parashtrimin e padive, e të cilat janë aprovuar me marrjen e vendimeve për masa kohore, me të cilat ndalohen ndërmarrjet e veprimeve juridike në bazë të vendimeve joligjore, si dhe me vendimet e Qeverisë. Në lidhje me angazhimin e Dimovskit në GJPS, tha kjo absolutisht nuk vihet në pikëpyetje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button