Diaspora e fshatrave të Rekës në mbrojtjen e lumit Radikë

Diaspora e fshatrave Rekës që jeton dhe vepron në Itali  është organizuar nga mërgimi dhe në mënyrë simbolike ata ngrenë zërin kundër tendencave për devijimin  lumit Radikë. 

“Jemi bashkuar të gjithë për një qëllim të përbashkët , qëllimi i vetëm që nuk njeh parti, nuk njeh nacionalitete, nuk njohim  interesa politike , egoizëm. I gjithë populli i migruar nga  fshatrat e Rekës që jetojmë dhe veprojmë në Itali u tubuam në mënyrë demokratike të diskutojmë për të vetmin problem që e “prekën” identitetin patriotik dhe që përmban një pjesë gjeografie dhe kulturore të rajonit më të përmendur siç është Reka, deklaroi për Portalb, Iniciatori  i grupit punues, Faton Asani nga Italia.  

“I gjithë grupi iniciues janë banorë  nga fshatra të shumta të  Rekës , Qendra e Zhupës dhe Dibra, janë banorë që jetojnë në vende të ndryshme të Italisë si në Pieve di Soligo, Ravena, Feltre, Treviso Pordenone, Mestre dhe vende të tjera të Italisë”, thekson Asani. 

“Ne si diasporë  nuk kemi interesa vetanake apo shantazhe, nuk bëjmë luftëra pseudo ideologjike. Qëllimi ynë i vetëm është që askush mos na prekë pasurinë natyrore sepse Radika është uji që na e ka dhënë zoti, është dinjiteti, kultura dhe e ardhmja jonë. Ne si diasporë mbështesim çdo iniciativë për mbrojtjen e Radikës dhe do të vazhdojmë me plane tjera me të vetmin qëllim, të ruajmë lumenjtë tanë dhe natyrën”, nënvizoi Asani.

Lajme të ngjashme

Back to top button